Familja qiriazi
Sevasti qiriazi projekt
Universiteti qiriazi akreditimi!
Parashqevi Qiriazi
Parashqevi Qiriazi (2 qershor 1880[1]–1970) ishte Mësuese e Popullit, magjistre e edukimit, pedagoge, intelektuale e shquar, veprimtare e arsimimit të femrës shqiptare, pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit, autore e abetares së parë shqipe sipas alfabetit të Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër shqiptare autore e një projekti arsimor.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parashqevi Qiriazi u lind më 2 qershor të vitit 1880 në Manastir (sot Republika e Maqedonisë së Veriut).[1] Ishte fëmija i dhjetë dhe më e vogla e çiftit Maria dhe Dhimitër Qiriazi (Tashko, Konstandin, Gjerasim, Gjergj, Naum, Kristo, Pandeli, Fankë, Sevasti dhe Parashqevi).[2] Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i kreu në qytetin e saj të lindjes në Manastir.
Në vitin 1900 filloi studimet në Kolegjin Amerikan për Vajza në Stamboll (anglisht: American College for Girls), institucion ky i cili vepronte në kuadër të të ashtuquajturit R